SHBA: Dialogu politik, urgjent Rozeta Rapushi

Eshte shume vone per ndryshime ne Kodin Zgjedhor, por jo per dialog politik qe partite te bien dakord, per rregullat e zhvillimit te fushates dhe procedurat e pergatitjes se zgjedhjeve. Keshtu u shpreh dje qarte, Zevendesndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit per Evropen dhe per Azine, Tomas Kantrimen, mbi situaten parazgjedhore ne Shqiperi. "Transparenca eshte vlere dhe shume e rendesishme per nje demokraci. Partite politike e ndajne kete vlere, te dy kampet e medha. Procedura specifike per ta realizuar kete, eshte ceshtje debati dhe dialogu. Dialogu duhet te zhvillohet urgjentisht. OSBE eshte korrekte kur thote qe eshte shume vone te behen ndryshime madhore ne Kodin Zgjedhor. Por nuk eshte shume vone, qe partite te bien dakord per rregullat dhe zhvillimin e fushates dhe procedurat", theksoi dje Kantrimen ne konferencen per shtyp te dhene pas takimit me kreret e forcave politike dhe institucioneve ne vend. Ajo cka Kantrimen kishte per te thene kete here per vendin tone, e permblodhi ne tre pika kryesore. Se pari, Kantrimen siguroi se te gjithe si SHBA, BE apo OSBE, besojne qe e ardhmja e Shqiperise eshte ne Bashkimin Evropian, por kjo eshte sfida me e madhe me te cilen vendi yne duhet te perballet. "Nga ecuria e zgjedhjeve do te varet pershpejtimi apo ngadalesimi i rruges se Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Shqiperia ka pasur zhvillime te medha ne keto vite, si ekonomike dhe sociale. Nese sistemi politik do te shkrinte problemet, keto zhvillime do te vijojne me nje rritem te shpejte", u shpreh Kantrimen. Se dyti, ai beri te qarte se keto zgjedhje vendore, nuk zoterohen nga partite politike por nga populli. "Eshte populli ai qe duhet te shpalle qendrimin e tij, duke shkuar ne zgjedhje me nje fushate te drejte", vijoi Kantrimen. Dhe se fundi, Zevendesndihmes Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se SHBA insiston per respektimin e institucioneve te pavarura qe jane krijuar nga Kushtetuta. "Zhvillova nje takim edhe me kreun e KQZ-se, Arben Ristani dhe u shpreha se KQZ duhet te jete e drejte dhe objektive. Ne presim qe te gjithe komisioneret ta nderojne detyrimin e tyre gjate procesin zgjedhor. Ai theksoi se eshte shume optimist per te ardhmen e Shqiperise por dialogu eshte esencial. Duke komentuar faktin se shume nisma ligjore jane peng ne Kuvend per mungese te numrave, Kantrimen tha populli nuk duhet te gjeje menyren e vet per te ecur para. "Deshtimi ne keto zgjedhje, rrezikon vazhdimesine e perparimit drejt Bashkimit Evropian. Njerezit do te gjejne nje menyre per te ecur para, te bejne jeten e tyre, nese Parlamenti nuk e ben kete pune. Por kjo nuk eshte ajo qe ne duam te shohim", theksoi Kantrimen.