FAO: Këtë vit, prodhim rekord i drithërave
10/06/2011 Organizata paralajmëron për qëndrueshmërinë e çmimeve të larta, për shkak të nivelit të ulët të stokut të rezervës
Prodhimi i drithërave pritet të shënojë këtë vit nivele rekord. Parashikimi është bërë nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO. Ekspertët e saj bazohen për këtë pritshmëri te shtimi i sipërfaqeve të mbjella, rritja dhe përmirësimi i rendimentit. Por organizata paralajmëroi për qëndrueshmëri në nivele të larta të çmimeve, për shkak të nivelit të ulët të stokut të rezervës. Prodhimi global i drithërave pritet të rritet me 3.5 për qind në 2.315 miliardë ton në këtë vit, duke rikuperuar rënien me 1 për qind të prodhimit një vit më parë.
Në raportin e saj, agjencia thotë se prodhimi i grurit do të rritet me 3.2 për qind në 674 milionë ton në këtë vit dhe vlera është më e vogël se parashikimi i mëparshëm, për shkak të motit të pafavorshëm në disa rajone të Amerikës së Veriut dhe të Evropës. Sipas këtij raporti, niveli i prodhimit të grurit në rajonet kryesore do të jetë i paqëndrueshëm, ku në Bashkimin Evropian pritet që prodhimi të mos ndryshojë, krahasuar me një vit më parë në totalin e 137 milionë ton. Në Shtetet e Bashkuara do regjistrohet rënie me 8.5 për qind në totalin e 55 milionë ton për shkak të motit të keq.
Ndërsa në Rusi në ndryshim nga viti i kaluar, prodhimi i grurit pritet të rritet me 32.5 për qind në 55 milionë ton. Por Agjencia Ndërkombëtare e Ushqimit, me bazë në Romë, në raport theksoi rëndësinë e motit në rezultatin përfundimtar për muajt në vijim. Ndërsa prodhimi botëror i drithërave të tjerë pritet të rritet me 3.9 për qind në një rekord të ri historik, prej 1.165 miliardë ton, kryesisht për shkak të nivelit të lartë të prodhimit të misrit në Shtetet e Bashkuara, që do arrijë në nivelin rekord të 343 milionë ton. Por sipas agjencisë kjo rritje e prodhimit do të ndikojë në stabilizimin e çmimeve të lëndëve të para duke ndalur rritjen e tyre, por pa mundur t’i ulë ato. Faktor ndikues pritet të jetë niveli i ulët i stokut dhe normalizimi i masës së rritjes së konsumit.
Javë me fitime për bursat evropiane
Tregjet evropiane i janë rikthyer këtë javë fitimeve. Performanca më e mirë po realizohet nga sektori i lëndëve të parë. Për këtë arsye indeksi STOXX Europe 600, për lëndët e parë shënoi një rritje prej 1 për qind, ndërsa indeksi pan-Evropian FTSEurofirst 300, i indekseve kryesore evropiane është në rritje me 0.4 për qind në 1,106.92 pikë. Por gjithsesi, për këtë periudhë të vitit 2011 ky indeks është në rënie me 1.3 për qind. Për sa i përket korporatave kompania gjermane, E.O.N është në rritje me 2.2 për qind, pasi banka zvicerane UBS ka parashikuar një performancë në rritje për këtë kompani.
Ndërsa në Athinë sektori bankar vazhdon të vuajë pasojat e krizës dhe indeksi që mat këtë sektor FTAT është në rënie me 1.4 për qind, për shkak të paqartësive që ekzistojnë mbi zgjidhjen e krizës së borxhit. Gjatë kësaj jave analistët e Mediobanka deklaruan se bankat greke do të përballen me një mungesë kapitali prej 8 miliardë eurosh, nëse aplikohet një shkurtim prej 43 për qind të bonove greke në terma afatmesme. Ndërkaq në SHBA, pas të dhënave ekonomike zhgënjyese të publikuara javën e kaluar, tashmë investitorët po presin me interes të veçantë fjalimin që do të mbajë shefi i Rezervës Federale Ben Bernanke. Pritet që Banka Qendrore Amerikane të parashikojë një ngadalësim të hapit të ringritjes ekonomike, ndërsa do të vazhdohet me politikat e lehtësimit monetar.
Në tregun monetar euro u shfaq e qëndrueshme në sesionin aziatik, pasi kreu i Eurogrup tha se monedha e përbashkët është e mbivlerësuar. Ndërsa dollari australian u rrëzua pas vendimit të Bankës Qendrore të Australisë për të mos ndryshuar normat e interesit. Monedha e përbashkët evropiane është e paqëndrueshme, pasi investitorët janë të paqartë në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajnë karshi saj.
Agjencia Moody’s ul vlerësimin për bankat greke
Agjencia e Vlerësimit, Moody’s, uli vlerësimin për 8 nga bankat më të mëdha greke në Caa1 nga B1, që ishte më parë. Kjo për shkak të zhvlerësimit të borxhit qeveritar grek. Ndër bankat më të njohura janë Banka Kombëtare e Greqisë, Eurobank, Alpha Bank, Piraeus Bank, Emporiki Bank, etj.
Agjencia Moody’s ka vlerësuar një përshpejtim në tërheqjet e depozitimeve, ku depozitat e sektorit privat në sistemin bankar në Greqi kanë rënë me 6.6 miliardë euro ose 2.8 për qind të totalit në tremujorin e parë të vitit 2011. Moody’s vlerëson gjithashtu, se baza e depozitave ka rënë me 17 për qind, që nga fillimi i vitit 2010. Vlerësohet vështirësia e mundshme në hyrjen në operacionet e financimeve REPO, që realizohen nga ana e Bankës Qendrore Evropiane, që financojnë rreth 20 për qind të bazës së aktiveve të sektorit.
Ekonomia USA, të dhënat e fundit ngjallin shqetësim
Të dhënat e fundit për dobësimin e ekonomisë amerikane kanë zhgënjyer zyrtarët e Rezervës Federale. Ata paralajmëruan se kjo statistikë do të zgjasë akoma më shumë në kohë daljen e Bankës Qendrore nga politika monetare ultra liberale. "Ky ngadalësim i ritmit të ekonomisë të ndryshon mendimin për kohën se kur duhet të nisë dalja nga politika aktuale monetare",- u shpreh Eric Rosengren, President i Rezervës Federale të Bostonit, në një intervistë për CNBC. Rosengren, që konsiderohet të jetë një nga zyrtarët e bankës qendrore më të shqetësuar për inflacionin tha se është ende herët për rezervën federale që të hyjë në një program të tretë të stimulit sasior të ekonomisë, por paralelisht ai nuk i përjashtoi mundësitë që kjo të ndodhë. Pas reduktimit pranë zeros të normave bazë të interesit në dhjetorin e vitit 2008, Rezerva Federale nisi programet e stimulit sasior të ekonomisë, duke injektuar 2.7 trilionë dollarë. Programi i dytë i ndihmës së ekonomisë prej 600 miliardë dollarësh përfundon në këtë muaj.