Durres tatimet bllokojne 4 pika te tregtimit te karburanteve
Të paktën katër pika të tregtimit të karburanteve në Durrës janë bllokuar për shkak të mos lëshimit të kuponit tatimor gjatë shitjeve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se gjatë muajit qershor janë kryer kontrolle të shumta në Durrës, ku dhe ka pasur penalizime fizike dhe financiare.
Në pikat e shitjes me pakicë të karburanteve ka rezultuar se shumë prej tyre nuk kishin të vendosur kasën fiskale. Tatimorët kanë vendosur 169 masa ndëshkimore me vlerë mbi 16 milionë lekë, vetëm për mungesën e paisjes fiskale, ndërkohë që janë ndëshkuar 130 subjekte të tjera me vlerë rreth 13 milionë lekë për mos lëshim të kuponit tatimor.
Gjithashtu janë lëshuar 14 urdhëra për pezullim aktiviteti dhe 4 urdhëra për bllokim aktiviteti për subjekte me aktivitet “tregti karburanti”. Gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji janë kryer disa qindra kontrolle në njësi të tjera tregtare, ku në 280 prej tyre është vendosur konfiskim i automateve të lojrave të fatit dhe mallrave që tregtonin bizneset e ndryshme.