FARE DJATHI, SHKELQESE!
Tani që zgjedhjet po aviten pashmangshëm (pavarësisht dyshimeve tashmë serioze, nëse do të mbahen në fund të qershorit apo në fund të shtatorit), sigurisht që shumë institucione punojnë si në ethe. Përveç selive të partive kryesore, shtabeve elektoralë rajonalë, përveç grupeve të vullnetarëve (të paguar), përveç vetë kandidatëve të zonës së dyshimit, përveç përdorimit (deri në shpërdorim) të ekraneve televizivë (a nuk ju duket sikur janë shtuar së fundmi?), përveç të përfshirëve nëpër lista, pa dyshim që në këtë ethe janë përfshirë edhe ata që zyrtarisht (me të drejtë) konsiderohen si institucioni më i kualifikuar për sa i përket certifikimit të kualitetit të zgjedhjeve në vendet demokratike: pra ekipi i OSBE/ODIHR-it. Deklaratave të tyre i referohen rregullisht mediat lokale. Diplomatët mbajnë shënim dhe ua përcjellin kancelarive të tyre.
Ekspertët ligjorë sjellim e përsjellin shqetësimet e radhës. Ku punon mirë Kodi, ku keq. Ǒdetyrime ka përmbushur qeveria dhe ç‘deklarata ka bërë opozita. Heshtja e Presidentit dhe shqetësimi i tij në lidhje me përdorimin e fëmijëve në fushatë. Si funksionon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Listat. Kartat e identitetit. Sa vonesa janë të pashmangshme për shkaqe jashtëpolitike dhe për shkaqe manipulative. Përkthimi me urgjencë në anglisht i letrës sërish serioze të Kastriot Islamit. Pastaj i asaj të Xhafës. Monitorimi me sekonda dhe centimetra i mediave "të pavarura". Mbahen kështu shënim edhe incidentet e para paraelektorale. Incidenti i flamujve të djegur në Shijak. Xhami i thyer në rrugën "Don Bosko". Rrahja e kryetarit të PS në fshatin "zogist" Zëmblak. Pastaj një advil për lehtësimin e dhembjes së kokës. Dhe një kafe qetësuese.
Nëpër raporte fillojnë kështu të përpunohen të dhënat e para të misionit të vëzhgimit. Për shumëçka të gjithë ekspertët kanë dyshimet e tyre profesionale dhe lëkunden në dilema, përpos faktit se diku duhet të fshihet një hile, ashtu si lepuri veshgjatë në mëngën e gjerë të prestigjatorit. Përdorim "korruptues" i pushtetit? I rrugës patriotike? I fondeve të asistencës dhe tenderëve të shumtë të veprave publike ende të papaguara? Lejet e ndërtimit? I legalizimeve të mbajtura pezull deri "pas zgjedhjeve"? Dhuna? Manipulimi me kartat false? Listat e papastruara ende nga të vdekurit? Emrat e emigrantëve? Keqpërdorimi i pushtetit vendor dhe i administratës?
Pastaj vijnë me radhë të tjera preokupime. Kostoja e fushatës. Çmimet e posterave dhe të mitingjeve. Transparenca. Kualiteti i kandidatëve. Shkollimi. Gender issues, d.m.th ajo puna e pranisë së femrave nëpër lista. Profesionet dhe përqindjet. Fjalori i "liderëve"… Këto duket se janë pak a shumë drejtimet ku është fokusuar puna e misioneve që aktualisht ndodhen në Shqipëri dhe këto do të jenë edhe drejtimet e punës së shumë e shumë vëzhguesve që do të vijnë këndejza në kulmin e fushatës.
Por unë doja të tregoja këtu dy ndodhi të zgjedhjeve të kaluara, të ngjashme me dhjetëra e dhjetëra të tjera si këto nëpër rajone të ndryshme të vendit.
Ndodhia 1.
Skena: Një fshat i Bregut në Jug të vendit.
Personazhet: "I deleguari" i njërës prej partive kryesore (të themi Partia A) nga Vlora për të mbikëqyrur procesin, domethënë për ta manipuluar atë në favor të partisë. Anëtarët e komisionit të qendrës së votimit. Dy a tre vëzhgues të lodhur vendas. Një vajzë e ardhur nga Evropa, (apo Amerika?) vëzhguese e OSBE-ODIHR-it. Votues.
Armatimi bazë i manipulimit: 10 gramë farë djathi të mbështjella me buzëqeshjen e "të deleguarit", sigurisht edhe ndo ca para për shpenzimet "e ditës".
Ndodhia: Komisioneri i partisë kundërshtare, pra i partisë B, nuk pranonte "ofertën" me para në dorë që të hidheshin ca "vota" në emër të personave që nuk ndodheshin në fshat, domethënë ishin emigrantë. "I deleguari" bie në hall. I ka paguar ata të partive të vogla, por ky i partisë B nuk dorëzohet. Atëherë shkon te klubi më i afërt dhe bie në ujdi me banakierin që të përdorë armën efikase, farën e djathit.
- Po tani që shtrëngoi vapa, një birrë do ta pish, or mik, se s‘bëhet qameti, apo edhe këtë e quan korrupsion?, - i propozon i deleguari komisionerit "korrekt".
Meqenëse deri atëherë kishte refuzuar çdo ofertë, që të dukej i njerëzishëm, ndoshta edhe duke menduar se sidoqoftë, shishja e birrës vjen e mbyllur nga fabrika, "korrekti" pranon. Ndërkaq banakieri i ka hedhur gramët e duhur të farës së djathit në shishen e birrës.
Vajza e ardhur nga Evropa nuk pranon të pijë birrë. Ka marrë me vete, sipas rekomandimeve të rastit, një sandviç dhe një shishe plastike me ujë.
Pas gjysmë ore, meqenëse kjo fara e djathit është diuretike e paparë, komisioneri "korrekt" ka nevoja të shkojë në banjë. Ata që i dinë efektet e farës së djathit, e dinë se diareja e saj zgjat së paku dy orë. I ngrati "korrekt" kujton se e ka thjesht nga birra.
Tani detyra e "të deleguarit" ishte të largonte edhe "europiankën". Mirëpo ajo as birrë donte, as ushqim, as akullore.
A do një kafe, - i shkreptiu në mendje "të deleguarit".
Po, yes, coffee, yes. I am ready for a coffee…
- Kafenë, usta, - thirri "i deleguari" me gëzimin që ka njeriu që më në fund po i përmbushte detyrat që kishte marrë përsipër.
Pas disa minutash, europianka ndjeu po atë që kishte ndjerë pak përpara komisioneri "korrekt".
Për dy orë rresht ata ndërronin shkurtazi vendet në banjën e vetme të klubit. Për këto dy orë, "I deleguari" së bashku me komisionerët e tjerë "jo korrektë", rregulluan gjithçka sipas interesit të Partisë A, e cila fitoi qartazi dhe "pastër" në atë fshat.
Ndodhia 2
Në një fshat tjetër kishte gjithsej 49 persona të moshës së tretë. Që të gjithë simpatizantë të partisë B. As edhe një njeri sa për të marrë pjesë në komision nuk kishte. Dërguan atëherë një person nga qendra, përfaqësues të partisë A. Për ndarje detyrash konform Kodit Zgjedhor, atij i takonte të ishte sekretar i Komisionit Zgjedhor Vendor. U votua me qetësi dhe një frymë mirëbesimi mbretëronte gjatë gjithë kohës. Së bashku, në orën e caktuar, e zbritën kutinë me vota dhe me procesverbal në Qendrën e numërimit. Rezultati ishte shokues për shumëkënd: 1 me 0 për partinë A, pra për partinë e të "deleguarit" dhe 49 fletë u gjendën të pavlefshme. "Hilja" kishte qenë e thjeshtë: "I deleguari" kishte vulosur dy herë, por në të njëjtën anë të fletës së votimit, pra jo ashtu si e kërkonte ligji. Komisioni i numërimit, në respekt të nenit përkatës të Kodit Zgjedhor, i kishte nxjerrë të 49 votat të pavlefshme.
Sigurisht, histori si këto mund të dëgjosh anembanë Shqipërisë, ku e ku më larushane e më të paimagjinueshme. Asnjë lloj misioni - vetë kam pasur rastin të jem edhe vëzhgues, edhe kandidat në zgjedhjet tona, - nuk mund ta ketë atë fantazi të spekulantëve, të cilët mbrohen nga partitë dhe nga pushteti, mbrohen nga mosrespektimi i ligjit, i cili në këtë Yrt të Shkretë të Ilirisë Perëndimore nuk i ndëshkon as zyrtarët e lartë, as militantët partiakë.
E, pra, as Kallashë nuk pati, as të rrahur, as të lënduar, madje as intimidim. Nën një dukje teje të qetë, zgjedhjet ishin manipuluar nga një vulë e vendosur "gabim" dhe nga 10 gramë farë djathi krejtësisht të pafajshëm. Komisioni Qendror nuk "pranoi" të hapë kutitë përkatëse. Çështjet në fjalë u arkivuan. Zgjedhjet u certifikuan.
Vetëm nga këto dy ndodhi, e kupton se këmbëngulja e opozitës për detaje teknologjike që do të garantojnë zgjedhjet nga manipulimi i mundshëm nuk është veçse produkt i këtij realiteti ku mbizotëron klima e mosbesimit reciprok. A ka mundësi që për çdo kuti votimi të kemi një skuadër speciale investigative që di të dallojë edhe … farën e djathit, që di të shmangë edhe "gabimet" njerëzore? Sigurisht që është e pamundur, madje më shumë se kaq: vetë këmbëngulja është provë se opozita e pranon si thuajse të pashmangshëm këtë manipulim.
E, nëse vërtet partitë politike janë të tilla, pra parti politike, ato do të lipsej të silleshin si të tilla, jo si specialistë të teknologjive të manipulimit. E, më tej akoma, kjo do të thotë se lipsej që ato ta kishin ngritur gjithçka mbi besimin reciprok, si shprehje e vullnetit politik për të mbajtur zgjedhje të lira të standardeve.