Galliani: Kaka shitja e vetme, Pato do të qëndrojë
Shitja e Kakasë te Real Madridit është thuajse 100% e sigurt. Duke i referuar çështjes, presidenti Berluskoni shprehet se "futbolli nuk është shpikur nga ky apo nga ai lojtar, futbollistë të mëdhenj ka shumë. Vendimin do ta marrim bashkë me Kakanë". Ndërsa pas tij flet Galiani: "Tratativat për Kakanë nuk janë mbyllur, duhet të presim javën tjetër. Milani nuk mund të humbasë 70 milionë euro çdo vit. Nëse Kaka do të ikë do të blejmë një tjetër sulmues të madh". Më pas administratori i Milanit garanton se Pato do të qëndrojë. Sipas "As" vetë Kaka nga Brazili shprehet i kënaqur për transferimin e te Reali. Por tifozët nuk janë dakord. Rreth 300 fansa kuqezinj kanë protestuar për një orë para klubi për shitjen e talentit brazilian. Një prej liderëve historikë të tifozëve: "Kaka më ka thënë se nuk donte të largohej, por është nxjerrë në shitje nga klubi".