Në gjurmët e "natyralitetit" të grave në politikë
Presidenti i Shqipërisë, në një takim të zhvilluar nga Instituti Demokratik Amerikan në Tiranë, më 26 maj, i këshilloi gratë shqiptare që merren me politikë: "Gratë të mos humbasin natyralitetin". Konteksti, sipas medias, është mjedisi i ashpër politik shqiptar, me "bërryla" dhe rivalitet në kushte jokorrekte. Gjithashtu, sipas medias, humbja e "natyralitetit" duket në një pjesë të emisioneve televizive, ku gratë në shumë raste kanë folur "si burra". Ky lloj përdorimi i fjalës "natyralitet" për të qortuar gratë në politikë ishte befasues, sidomos pasi Presidenti në të njëjtën fjalë përmendi, me të drejtë, gratë e emëruara prej tij në strukturat e drejtësisë. Por ajo që më shtyu të them dy fjalë për këtë çështje ishin moria e komenteve në faqen e internetit që bashkoheshin në qortim, duke e marrë si të mirëqenë përkufizimin e fjalës "natyralitet" në lidhje me kontributin e femrës në politikë.
Fjala "natyralitet" nuk gjendet në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, as në botimin e vitit 1980, as në ribotimet e mëvonshme. Sa më shumë rrekem të kthjelloj atë cilësi misterioze që "natyraliteti" i femrës i sjell politikës, aq më i pakuptimtë më duket ky cilësim. Kthjellohet vetëm fakti që "natyralitetet" e secilës gjini duhen lënë mënjanë, sepse cilësitë që duhen për të përmirësuar nivelin e politikës shqiptare janë respekti i ndërsjellë, përgatitja intelektuale e profesionale dhe guximi demokratik. Këto cilësi nuk janë pronë private e asnjërës gjini.
Edukata bazë qytetare
Debatet televizive në valën e fushatës kanë treguar që shpesh respekti i ndërsjellë ose mungon ose anashkalohet, por jo vetëm në debatet politike që zhvillohen midis politikaneve. Mungesë akoma më e theksuar në edukatën bazë shfaqet në debatet politike ku marrin pjesë burra. Respekti i ndërsjellë është pjesë e edukatës bazë qytetare që jepet në familje, në shkollë e në shoqëri, ku si vajzat, si djemtë, marrin një shkollim dhe edukatë të barasvlefshme. Kjo edukatë nuk është kurrsesi në "natyrën" femërore përkundër asaj "mashkullore". Kuraja që të qortohen femrat në politikë duhet të zbatohet edhe për t‘i qortuar meshkujt politikanë, nëse dhe kur këto norma bazë shkelen. Trysnia psikologjike, fyerjet, bërtitjet, ndërprerjet e fjalës pa vend, sulmet personale - kur ajo që duam të dëgjojmë është diskutim i çështjeve - janë diçka që s‘mund t‘i falen as një mashkulli, as një femre. Nuk është më e shëmtuar një fyerje që del nga goja e një femre. Fyerja është fyerje, ajo poshtëron, degjeneron debatin dhe na kthen disa hapa pas në rrugën akoma të gjatë drejt një demokracie të vërtetë.
Degjenerimi i debatit politik bën që çështjet të mos diskutohen në mënyrën më të vlefshme për publikun. Duhet rishikuar mënyra sesi zhvillohet politika dhe debatet, pasi nevojitet një retorikë e re në politikën shqiptare, një retorikë që respekton dinjitetin e individit dhe votuesit. Kjo na çon më afër fitores së argumenteve të qarta, të sakta e bindëse dhe jo më të fortit apo atij që ka mundësi të sabotojë fjalën e tjetrës. Më tej akoma, duhet të rishikohet ajo çfarë u mësojmë fëmijëve dhe politikanëve të ardhshëm nëpër kopshte, shkolla, universitete, për të garantuar që në Shqipëri do të këtë retorikë të pranueshme për një demokraci. Por gjithsesi, edukata bazë qytetare nuk varion sipas gjinisë.
Guximi demokratik
Shpesh dëgjohet që kërkesa e 30 përqindëshit do të "zbusë" Kuvendin. Se si do të ndodhë kjo zbutje, askush nuk e shpjegon. Fillimisht duhet thënë që kërkesa e 30 përqindëshit në Kodin Zgjedhor nuk ka si qëllim zbutjen e temperamentit të Parlamentit, por shfrytëzimin në maksimum të inteligjencës dhe përvojës së gjysmës tjetër të popullsisë, grave. Deri tani, politikat e pakta për emancipimin e vërtetë të gruas kanë qenë shterpë. Edhe në administratë, megjithëse ka një numër të madh grash (ndoshta edhe më të madh se numri i burrave) në total, raporti përmbyset në pozicionet drejtuese. Me përjashtime të pakta, gratë janë lënë në hije gjatë rrëmujës së tranzicionit, gjë që ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjes, në bazën e shoqërisë.
Ka ardhur koha që të materializohet premtimi demokratik dhe kërkesat për përfaqësi gjinore në Kodin Zgjedhor janë hap i mirë. Mirëpo, që kërkesat në letër të marrin jetë, ato duhet të merren seriozisht nga politikanët, mediat, analistët, si dhe opinioni i gjerë. Nuk duhet të harrojmë se këto kuota dhe kjo mbështetje kërkohet pikërisht sot, sepse dihet që në një të ardhme, gratë politikane do të jenë në konkurrencë të lirë me burrat në tregun e ideve.
Së dyti, ideja e zbutjes është sa absurde aq edhe dashakeqe. Është absurde nëse mendohet se burrat parlamentarë do të zbuten thjesht me simbiozë në prani të grave. Është dashakeqe nëse mendohet se Parlamenti do të zbutet pasi të paktën do të ketë një përqindje më të madhe deputetësh (të gjitha gratë) që nuk do të bërtasin e nuk do të luftojnë. Pra, nëse gratë nuk duhet të humbasin "butësinë" që gjendet disi në "natyralitetin" e tyre (ndërsa supozohet se kjo butësi nuk gjendet te burrat) atëherë femra në politikën shqiptare nuk duhet të përdorë të njëjtat metoda "lufte" të rezervuara vetëm për meshkuj. Do të thotë që është e lejueshme që burrat të bërtasin, të ushtrojnë dhunë verbale, të ndërpresin fjalën, pasi, fundi i fundit, është politikë burrash, por, gratë, me butësinë në natyrën e tyre, nuk duhet kurrsesi t‘i prekin këto lloj metodash. Ato duhet vetëm t‘i durojnë, pasi përdorimi i këtyre metodave do të ishte në kundërshti me "natyralitetin" e femrës. Realisht, kjo do të thotë kategorizimin e femrës në arenën politike, si qytetare me të drejta të kufizuara. Do të thotë që femrat, me gjithë 30 përqindëshin, të mbeten thjesht kukulla në vitrinën e politikës burrërore shqiptare. Kjo është në kundërshtim me normat e një demokracie, ku gjinia nuk duhet të përcaktojë se si mund të shprehesh e sillesh në politikë, por është edhe në kundërshti me të mirën e vendit, që kërkon shfrytëzimin e trurit të të gjithë popullsisë dhe jo vetëm asaj që i ra shansi të lindin meshkuj.
Cilësia e "natyralitetit" misterioz të femrës akoma mbetet i pakapshëm, por duke gjurmuar këtë cilësi dhe retorikën që e përcjell, gjenden një mijë e një arsye që militojnë për ndryshim e rregullave të lojës dhe debatit politik. Vetëm kështu do të ndërpritet dhuna verbale në debate e diskutime. Vetëm kështu do të mund të dëgjojmë e vlerësojmë argumentet më të mira që do ta çojnë përpara shoqërinë tonë.