E Shtunë, 31 Tetor 2026

FA,aktivitet për hyrjen në NATO

Me rastin e anëtarësimit në strukurat e NATO-s Forcat e Armatosura së bashku me universitetin ushtarak Skënderbej kanë organizuar një maratonë vrapi që ka filluar në sheshin "Nënë Tereza" me moton Shqipëria në NATO. Të pranishëm në këtë maratonë për rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ishte edhe komandanti i doktrines ushtarake, Sandri Lleshi, i cili hapi edhe fillimin e maratonës duke përshendetur anëtarësimin e Shqipërisë në këtë strukturë kaq të rëndësishme. Për popullin shqiptar dhe për Forcat e Armatosura hyrja e Shqipërisë në NATO është një arritje e madhe, që simbolizon siguri, liri paprekshmeri territoriale dhe arritje në standarde. Në fund të maratonës u ndanë edhe tre ccmimet e para për meshkuj dhe femra. Ccmimi i parë u dha nga vet komandanti i doktrinës ushtarake Sandi Lleshi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›