E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi,VRS prek 60% të fëmijëve

Virusi VRS ose ndryshe virusi respirator sinsisial, është më i rrezikshmi ndër llojet e tjerë të viruseve dhe që prek një numër shumë të madh fëmijësh. Mjekët pediatër ngrejnë alarmin për t'i bërë pritë këtij virusi, i cili përveçse gjen përhapje në mbi 60% të fëmijëve, mund t'i prekë ata disa herë gjatë jetës. Sipas mjekut Eduart Tusha, VRS lë një në sërë pasojash në trupin e të vegjëlve, por ka dhe një mortalitet të lartë. Në Shqipëri nuk ka statistika për këtë virus të rrugëve respiratore, por, sipas doktor Tushës ka një vdekshmëri më të lartë sesa në vendet e tjera.Virusi VRS gjen një përhapje të madhe në të gjitha grupmoshat, por për shkak të sistemit të dobët imunitar, ai prek më shumë fëmijët. Mjaft të rrezikuar janë edhe personeli mjekësor që qendron pranë pacientëve të infektuar më këtë virus. Kjo pasi ai përhapet nëpërmjet spërklave të pështymës dhe kontaktit me sente të kontaminuara. Shfaqjet më të dukshme të rasteve të prekur nga VRS janë dhimbje fyti, mucus ngjitës, dhe vështirësi në frymëmarrje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›