AAK e alarmuar me papunësinë në Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vlerëson se gjendja e papunësisë në Kosovë është alarmante, transmeton KTV.
Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Ahmet Isufi, si për çdo gjë tjetër në Kosovë është paradoks edhe festa e 1 majit, pasi që në vendin tonë me 1 maj festohet derisa në tërë botën protestohet për të drejtat e punëtorëve. Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka theksuar se për të enjten e kanë ftuar për interpelancë ministrin e Arsimit, Ramë Buja për problemin e përdorimit të drogave nëpër shkolla, që sipas AAK-së, është shifër shqetësuese. AAK edhe përmes kësaj konference për media ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë 5 pikat e mocionit për parandalimin e përdorimit të drogave nëpër shkollat e Kosovës. Zyrtarë të AAK-së, po ashtu kanë bërë të ditur se më 4 maj do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie./Indeksonline/