E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI-ja arreston dy vellezer ne Shkoder

Dy vellezer nga Shkodra, Fatbardh Shtiza, 30 vjec, dhe Vrion Shtiza, 36 vjec, jane arrestuar ne mbremje nga policia e Shkoders per llogari te FBI-se pasi kerkoheshin ne Shtetet e Bashkuara per trafik nderkombetar te lendeve narkotike.

Ne aksion krahas forcave te rendit kane marre pjese edhe vete agjente te FBI-se, cka tregon rendesine qe amerikanet i jepnin arrestimit te dy shqiptareve.

Sipas policise se Shkodres, kerkesa nga FBI-ja ka mberritur ne Drejtorine Policise se Qarkut Shkoder paradite dhe menjehere agjentet e policise jane vene ne levizje duke prangosur te dy vellezerit  ne banesen qe kishin me qira ne qender te qytetit, prane godines se Bashkise.

Ne momentin qe jane arrestuar nga policia dy vellezerit qe ishin ne kerkim nga FBI-ja nuk kane bere rezistence dhe ne banese nuk eshte gjetur asgje e dyshimte.

Dy vellezerit Shtiza nuk ishin persona me precedente penale ne Shqiperi. Ata kane jetuar prej 8 vitesh ne Nju Xhersi dhe prej disa muajsh ishin kthyer ne Shkoder ku kishin hapur nje biznes lojrash fati.

Burime te policise sqaruan se brenda pak ditesh ata do te ekstradohen ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›