E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohen 2 të kërkuar nga SHBA

Janë arrestuar dy vëllezër në qytetin e Shkodrës, të cilët akuzohen për trafikim droge. Operacioni është kryer në bashkëpunim me policinë e Nju Xhersit në SHBA me atë të Shkodrës. Të arrestuarit janë Verjon dhe Fatbardh Shtiza. 

SHKODER- Një arrestim i dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Policia e këtij qyteti në bashkëpunim me atë të Nju Xhersit ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët akuzohen për trafik droge. Dy vëllezërit e arrestuar janë Verjon Shtiza përkatësisht 30 vjeç dhe Fatbardh Shtiza 36 vjeç. Ndërkohë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë arrestuar dy shqiptarë të tjerë, një operacion ky i kryer nga policia e Nju Xhersit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›