E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sofra tiranase, Topi: E te gjitheve, jo vetem e tironsve

“Sofra tiranase” e organizuar nga shoqata “Tirana”, edhe ne edicionin e 11-te te saj mblodhi banore te Tiranes, dashamires te kultures se saj dhe politikane.

Presidenti Topi, ne kete aktivitet qe i kushtohet tradites kryeqytetase, u shpreh se kjo sofer u perket te gjithe atyre qe ndjehen pjese e Tiranes.

“Vertete organizojme vazhdimisht ‘Sofren tiranase’ dhe jo pa qellim i themi tiranase dhe jo tironse, sepse kemi gjetur termin e duhur qe kjo sofer t’u perkase te gjitheve. Jo vetem tironsve, por te gjithe atyre qe ndjehen tiranas”, eshte shprehur presidenti.

Perpos fjaleve te kreut te shtetit, pjesetare te politikes menduan se vete politika nuk e respekton Tiranen. Besnik Mustafaj vuri ne dukje mungesen e kryebashkiakut Rama dhe kryetarit te PD-se per Tiranen, Olldashi.

“Une konstatoj me keqardhje qe politika nuk e respekton Tiranen sa duhet. Sot pame qe ketu mungon kryetari i bashkise. E palejueshme per mendimin tim si qytetar i Tiranes dhe politikan. Por mungon edhe zoti Olldashi. Pra te dyja forcat politike qe bejne jeten politike te Tiranes tregojne indiference ndaj asaj cka perben qytetaria e Tiranes. Une me ambicien time per te drejtuar PD-ne e Tiranes kam nje nga pikesynimet kryesore rivendosjen dhe hartimin e nje platforme serioze bashkepunimi te PD-se, shoqatat komunitare dhe sigurisht ato kulturore, si shoqata ‘Tirana’”, tha Mustafaj.

Sa per sulmet e mazhorances ndaj presidentit Topi, Mustafaj, duke respektuar vendimin  e presidentit, u shpreh se jo vetem ajo, por edhe opozita u tregua pa takt.

“Nuk do te gjykoja vetem mazhorancen per kthimin e dekretit te Kodit Zgjedhor. Mendoj se te dyja partite e medha u sollen pa takt, pa dashamiresi dhe pa deshire per ta kuptuar arsyen pse presidenti e ktheu. Presidenti ka per detyre te ruaje Kushtetuten dhe ajo u kthye per arsye teknike dhe duhet kuptuar si e tille. Nuk ka te beje me frymen e Kodit. Presidenti ishte plotesisht mirekuptues dhe vleresues per frymen e kodit. Te dyja partite, nuk e kuptoj cfare kredie politike kerkojne te fitojne duke u treguar te ngurta ndaj nje vendimi kushtetues te presidentit”, theksoi Mustafaj.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›