E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: E merituam fitoren

Eksperti i Manchester Cityt, italiani Roberto Mançini është i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj rivalit lokal, Manchester Unitedit prej 1:0, takim ky i zhvilluar mbrëmë në kuadër të Premier Ligës angleze.

City me ketë fitore të madh ka marr kreun e tabelës dhe është në rrugë të mirë që ta fitojë titullin e kampionit.

“Ne dëshironim ta fitonim këtë ndeshje dhe ne e merituam fitoren. Ne përveç golit kishim mundësi tjera që të shënonim, ndërsa ata nuk kishin mundësi që të vinin të goli”, ka thënë Mancini. “Ishte një ndeshje e fortë, sepse United janë ekip i madh. Ishte e rëndësishme që të shënojmë në gjysmën e lojës, por ne luajtëm mirë deri në sekondën e fundit”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›