E Shtunë, 31 Tetor 2026

I plagosur ne koke Aleks Nikaj niset ne Turqi

Nje prej demonstruesve qe mbeten te plagosur ne perplasjen me policine ne daten 21 janar eshte derguar dje ne Turqi per mjekim me te specializuar. Burime nga Spitali Ushtarak bejne te ditur se demonstruesi qe eshte transportuar eshte Aleks Nikaj nga qyteti i Lezhes. Nikaj eshte plagosur me nje plumb ne koke gjate demonstrates dhe dhunshme dhe qe nga ajo dite eshte ne gjendje kome. Mesohet se 35-vjecari eshte transportuar ne oret e para te mengjesit te djeshem. Sipas mjekjeve plumbi qe ka marre gjate demonstrates i ka shkaterruar thuajse te gjitha funksionet jetike dhe i ka ngecur ne tru. Qe nga dita e premte ai eshte mbajtur me frymemarrje artificiale ne Spitalin Ushtarak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›