Kapet ne Greqi i kerkuari per tentative vrasjeje ne 2007-n
Nje person i denuar me dhjete vjet burg per tentative vrasjeje ne nje lokal ne Korce ne vitin 2007 u arrestua pas shkembimit te informacionit mes policise shqiptare dhe Interpolit. Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare te cilat thane se policia ka bere ekzekutimin i urdhrit te Prokurorise Korce pasi me vendim te gjykates se ketij qyteti Gjergji Tushini 30 vjec banues ne lagjen nr. 15 Korce i shpallur ne kerkim nga ana e forcave te Policise ne Drejtorine e Policise se qarkut Korce prej 12 marsit te vitit 2007 eshte denuar me 10 dhjete vjet burgim per vepren penale te Vrasjes me dashje e ngelur ne tentative parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal. Sipas policise 30-vjecari Tushini ne date 7 mars te 2007-s tek nje prej lokaleve ne qytetin e Korces per motive te dobeta te cilat kane krijuar konflikte te vazhdueshme ka tentuar te vrase me arme te ftohte nje person me iniciale K. A. Tushini e ka goditur kete te fundit disa here me thike duke i shkaktuar plage te renda dhe te rrezikshme per jeten. Ne baze te informacioneve te derguara nga ana e policise se Korces prane Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana eshte bere e mundur kapja e ketij personi te premten ne shtetin grek. Me pas ai eshte ekstraduar ne Aeroportin e Rinasit ku u eshte dorezuar autoriteteve perkatese.