Arrestohet shqiptari i akuzuar per trafik droge
Ne Aeroportin e Romes policia italiane ka arrestuar nje shtetas shqiptar i cili ishte arratisur pas marrjes se nje urdher-arresti te leshuar nga gjyqtari hetues i Gjykates se Lece ku akuzohej per trafik te lendeve narkotike. Policia kufitare italiane ka bere te mundur arrestimin e 30-vjecarit shqiptar i cili ne momentin e arrestimit ishte duke pritur bashkeshorten e tij qe po kthehej nga nje udhetim ne Shqiperi. Hetimi i ketij personi ka cuar ne arrestimin e 23 personave te tjere te cilet jane pjese e rrjetit te trafikut te droges. Sipas Guardia di Finanza organizata ka vepruar ne krahinat e Tarantos Brindizit Barit dhe Leces dhe kishte ngritur nje rrjet te korriereve per shperndarje te droges. Pjese e kesaj skuadre ishin edhe shtetas tuniziane pakistaneze si dhe nga Bregu i Fildishte disa prej te cilave kane te degezuar kontakte me trafikantet e Jugut amerikan. Gjate hetimit i zhvilluar me regjistrimet dhe te mjedisit jane konfiskuar 62 kilograme heroine.