Burgjet asnje vetevrasje gjate vitit 2010

Analiza jane tentuar 32 vetevrasjeje nga te burgosurit. Punesimi 606 te burgosur ne praktika sigurimesh shoqerore
Trajnimet keshillimet e shpeshta per te denuarit qe kane pasur problem ka sjelle uljen e numrit te vetevrasjeve ne burgje. Madje per vitin 2010 rezulton qe te mos kete pasur asnje vetevrasje ndersa referohen 32 raste tentativa vetevrasje ne ambientet e burgjeve apo paraburgimeve. Kjo ka qene nje nga arritjet e specifikuara nga kreu i burgjeve ne analizen e disa diteve me pare. Referuar burimeve zyrtare prane burgjeve vetevrasjet apo tentativat per vetevrasje jane prej ngjarjeve me te renda qe mund te ndodhin ne sistemin e burgjeve. Qendra e Trajnimit te Burgjeve dhe Sektori i Problemeve Shoqerore implementoi nje sere trajnimesh dhe takime te drejtperdrejta me te burgosurit ne te gjitha ambientet e paraburgimeve dhe kampeve te vuajtjes se denimit. Si pasoje gjate 2010 nuk eshte kryer asnje vetevrasje nga te burgosurit ne krahasim me 4 raste ne 2009. Tentativa per vetevrasje por qe jane parandaluar nga stafi policor jane shenuar 32 raste saktesojne burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve. Kjo vjen si pasoje e rritjes se kohes se keshillimit dhe terapise e rritur nga 1.6 ore ne muaj per cdo te burgosur ne 2007 ne 2 ore ne muaj ne 2008 dhe 2.5 ore ne muaj ne 2009 kohe e cila u ofrua edhe gjate 2010.
Punesimi
Per here te pare pas miratimit te ligjit per punesimin e te denuarve ne burgje Komisioni i Vleresimit te Punes se Denuarve dhe Paraburgosurve i perbere nga perfaqesues te DPB-se dhe Ministrise se Drejtesise ne korrik te vitit 2010 pergatiti organikat e punesimit per nje numer prej 606 te burgosurish te cilet do te perfitojne sigurimet shoqerore dhe do te shperblehen sipas punes se kryer. Keto organika jane ne proces miratimi ne MD.
Arsimimi
Hapja e shkollave ne burgje ka sjelle edhe rritjen e cilesise ne arsimim per personat brenda mureve rrethuese te burgjeve. Sipas burimeve 93 te denuar ne 4 institucione Peqin Korce Vaqarr Fushe-Kruje kane perfunduar ciklin mesimor 9 vjecar per vitin 2009-2010. Shkolla e pare u hap ne Peqin ne vitin 2009 pas nenshkrimit te marreveshjes se bashkepunimit midis Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Arsimit. Ne vitin 2010 u be i mundur aplikimi dhe hapja e sistemit 9-vjecar edhe ne Institutin e te Miturve ne Kavaje. Ne kete institut kane filluar procesin mesimor 23 te mitur. Por ne burgje rendesi i eshte dhene dhe formimit profesional te denuarve dhe paraburgosurve ne specialitete te ndryshme si kuzhine pune dore kopshtari kurse te gjuheve te huaja dhe kompjuterit parukeri etj. Ne vitin 2010 nga keto kurse kane perfituar 745 te denuar dhe paraburgosur te cilet jane pajisur me certifikate te njohur nga MPCSSHB.
Kontrolli mjekesor
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ne bashkepunim me shoqaten Stop Aids perfunduan me sukses fazen e pare dhe te dyte te projektitPer parandalimin e HIV/AIDS/IST ne Sistemin e Burgjeve. Sipas burimeve 64 persona te stafit te shendetesise dhe policor perfituan nga ky projekt. Si pjese e projektit jane organizuar seanca informimi-sensibilizimi ne 11 IEVP ne te cilat moren pjese 1680 te burgosur. Gjithashtu u kryen 175 depistime per te denuarit dhe paraburgosurit ne IEVP Kavaje Durres Peqin dhe Rrogozhine. Nga depistimi jane zbuluar 5 raste me Hepatit C dhe nje rast me Sifiliz ne burgun Peqin. Ne kuader te permiresimit shendetesor ndaj te burgosurve 10 institucione u pajisen me aparatura mjekesore dhe stomatologjike. Fonde te shpenzuara per sherbimin shendetesor medikamente materiale mjekesore dhe pajisje u shtuan nga 7 milion ne 2009 ne 10 milione ne 2010.
Inspektimet e befasishme
Ne burgje nuk kane munguar as inspektimet e befasishme. Objekt i tyre kane qene 21 inspektime per verifikimin e dokumentacionit te dhenieve te lejeve te burgosurve respektimin e te drejtave te burgosurve etj 53 inspektime ne IEVP per ecurine e procesit arsimor plotesimi i dokumentacionit zbatimi i programit te trajtimit individual dhe ne grup ecuria e procesit profesional verifikim ankesash dhe raste keqtrajtimi 22 inspektime te sherbimit shendetesor ne lidhje me kartelat mjekesore masat higjeno-sanitare dhe veprimtarine e punes se tyre 27 inspektime per ecurine e sektoreve te logjistikes 10 inspektime per sektorin e burimeve njerezore dhe 31 te tjere per ecurine e investimeve ne IEVP 24 auditime financiare-ekonomike ne te gjithe sistemin si dhe 4096 kontrolle ne sektoret e policise.
Grevat
Ne sistemin e burgjeve nuk kane munguar as grevat e urise gjate vitit te kaluar. Referuar burimeve zyrtare gjate vitit 2010 jane organizuar 25 refuzime ushqimi ne burgjet Korce Fushe-Kruje dhe Mine Peza. Arsyet kryesore te ngritura nga te denuarit pjesemarres ne greva kane qene ankesa ndaj sherbimit gjyqesor dhe atij te prokurorise si dhe per tu transferuar nga nje institucion ne tjetrin. Gjithashtu jane shenuar 175 raste konfliktuale midis te burgosurve.