FBI publikoi intervistat kundërthënëse Cheneyn
Prokurori federativ i SHBA-së, Patrick Fitzgerald, në aferën në lidhje me zbulimin e identitetit të agjentes së CIA-s, Valerie Plame, deklaroi se ekziston një re e zezë mbi kokën e zëvendëspresidentit. Publikimi javën e kaluar i intervistës, të cilën ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Dick Cheney, ja kishte dhënë FBI-së, nënvizon arsyet se pse Fitzerald e ka pasur këtë ndjenjë.
Intervistat e Cheneyt pasqyrojnë përpjekjet e hetuesve dhe agjentëve të FBI-së, për të kuptuar se a është orkestruar zbulimi i identitetit të Plame në nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë dhe a është zbatuar urdhri nga ana e Lewis Scooter Libbyt, shefit të personelit të Cheneyt.
Një nga pyetjet kryesore, të cilat ju parashtruan Cheneyt në lidhje me rastin Plame, ishte: si ka zbuluar Libby se bashkëshortja e kritikuesit të administratës së George Bushit, Joseph Wilson, ka punuar për CIA-n?
Megjithatë, Cheney në intervistën dhënë FBI, ka theksuar se atij nuk i kujtohet se çfarë i ka thënë Libby në lidhje me identitetin er Valeri Plame.
Sipas përmbledhjes së intervistës, të bërë publike nga FBI, Cheney kishte deklaruar se nuk është diskutuar mundësia që punësimi i Plame në CIA të shfrytëzohet, për tiu përgjigjur kritikave të bashkëshortit të saj në adresë të administratës Bush, se Shtëpia e Bardhë ka stërmadhuar informatat për kërcënimin që paraqet Iraku, para invadimit të SHBA-së në këtë shtet..