Rusia mund të ndalë furnizimin e BE-së me gaz
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ja ka tërhequr vërejtjen kryeministrit të Suedisë, Fredrik Reinfeldit, se Rusia mund të ndal furnizimin e BE-së me gaz, për shkak të problemeve me Ukrainën.
Putin këtë problem e ngriti gjatë bisedës telefonike që zhvilloi me Reinfeldit, vendi i të cilit është kryesues i radhës i BE-së, duke theksuar se ka sinjale, përfshirë këtu edhe ato, të cilat i ka marrë nëpërmjet kanaleve zyrtare nga Kievi, se do të paraqiten probleme sa i përket pagesës së furnizimit me gaz nga Rusia, probleme këto të cilat mund të dëmtojnë edhe klientët në Europë.
Reinfeldt siguroi Putinin se Komisioni i Europës do të përcjellë brengat e Rusisë, sa i përket transportit transit të gazit nga Rusia nëpër territorin e Ukrainës.
Komisioni i Europës javën e kaluar i ka propozuar shteteve anëtare të BE-së që ti miratojnë Ukrainës një kredi në vlerë prej 500 milionë euro, ngase kriza e thellë ekonomike në këtë vend, ka nxitur brengat se Kievi nuk do të jetë në gjendje të paguaj Rusinë për furnizimin e deritanishëm të vendit me gaz.