E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos zgjedhor në Afganistan

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Kim Moon, qëndroi sot për vizitë në Afganistan, për tu takuar me presidentin, Hamid Karzai, me të cilin diskutoi për krizën zgjedhore në këtë vend, pas shtimit të trysnisë ndërkombëtare për të anuluar rrethin e dytë zgjedhor, pas tërheqjes nga gara të rivalit të vetëm të Karzait.

Vizita e papritur e Banit shoqëroi trysninë diplomatike nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për tu siguruar që mos të zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, i cili është paraparë të mbahet më 7 nëntor, përkundër insistimit të zyrtarëve se është tejet vonë për të ndalur këtë proces.

Vizita e Banit u zhvillua vetëm një ditë pasi që ish-ministri i Jashtëm i Afganistanit, Abdullah Abdullah, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve, për shkak të brengës së manipulimet gjithëpërfshirëse, të cilat karakterizuan rrethin e parë të zgjedhjeve, mund të përsëriten.

Ban gjatë ditës së djeshme u takua si me Karzain, ashtu edhe me Abdullahun, si dhe shprehu solidaritetin e tij me personelin e OKB-së, pas sulmit të përgjakshëm të ndërmarrë kundër zyrtarëve të OKB-së nga ana e talebanëve.

Një zëdhënës i OKB-së theksoi se nuk është reale që Afganistani të zhvillojë zgjedhje pas vetëm pesë ditëve, në të cilat do të merr pjesë vetëm një kandidat.
Një diplomat evropian theksoi se nuk sheh ndonjë arsye për organizimin e kësaj gare, në momentin kur dhuna e ushtruar nga ana e talebanëve është intensifikuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›