E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI rinderton 21 janarin me skeme 3D. Ne hetim edhe ekspertet e KE

Pas marrjes se kontakteve me grupin hetimor tashme ekspertet e FBI-se pritet te rindertojne tridimensionalisht skemen e demonstrates se 21 janarit ku mbeten te vrare tre persona. Mesohet se pas takimeve me ekspertet e prokurorise se kryeqytetit grupi hetimor i ardhur nga Shtetet e Bashkuara do te mund te arrijne ne perfundimin nese tre vrasjet jane qelluar apo jo nga garda e republikes.

Pas ngritjes se skemes se perkohshme te bulevardit “Deshmoret e Kombit” ekspertet federale por edhe ato te agjensise te armeve dhe te eksplozivit mendohet se nepermjet rindertimit te plote te ngjarjes do te mund te faktojne ate se cfare ndodhi me 21 janar. Ne sherbim te grupit hetimor mesohet se kane mberritur dhe perfaqesues te Keshillit te Europes.

Nepermjet Komitetit te Parandalimit te Tortures perfaqesuesit e Keshillit te Europes do te kryejne vezhgime, por edhe pyetje te personave te cilet kane marre pjese ne demonstraten e 21 janarit. Mesohet se ekspertet do te marrin kontakte dhe me perfaqesues te drejtorise se burgjeve për të takuar dhe intervistuar të arrestuarit e demonstratës së 21 janarit për dhunën e ushtruar ndaj tyre gjatë dhe pas demonstratës.

Sakaq lidhur me ngjarjet e 21 janarit mësohet se ekspertët e FBI-së kanë kërkuar që të shoqërohen në laboratorin e Institutit të Policisë Shkencore ku ndodhen për ekspertim armët e gardistëve, predhat dhe gëzhojat e mbledhura në vendin e ngjarjes. Përveç vizitës në këtë laborator, ekspertët amerikanë kanë kërkuar të shoqërohen edhe në ambjentet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku kanë kërkuar të njihen me raportet dhe autopsinë e të vrarëve dhe plagosurve.

Këto ekspertime, Mjekësia Ligjore ende nuk i ka dorëzuar në prokurori, pasi sipas saj ende nuk kanë mbaruar përfundimisht. Por ekspertiza mjekoligjore pritet te zbardhe dhe mjaft rrethana ku do te mesohen dhe largesia nga e cila jane qelluar viktimat por edhe nese plumbat kane pesuar deformime apo rikoshet.

Asistenca teknike te cilen kryeprokurorja e pergjithshme e kerkoi pak dite me pare ka sjelle ne kryeqytet dhe nje prokuror federal i cili do te ndihmoje hetimet ne aspektin ligjor. Nderkohe prokurorja e pergjithshme Ina Rama eshte shfaqur me truproja te reja te cilet me pare kane bere pjese ne eskorten e presidentit te republikes.Ende nuk jane bere te ditura shkaqet e zevendesimit te truprojave ndersa mesohet se vendimi per kete ndryshim eshte marre nga Garda e Republikes pa kerkesen e vete kryeprokurores.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›