Ngrin Kuksi minus 14 grade celcius. Mot i acarte edhe ne Korce
Ulja e mëtejshme e temperaturave në qarkun e Kuksit ka paralizuar veprimtarinë e përditshme të 128 mijë banorëve të zonës. Gjate natës temperaturat kanë qenë nga minus 14 në minus 10 grade Celsius si pasojë e të cilave ka ngrirë gjithcka.
Për pasojë numri i nxënësve që frekuentojnë shkollat është mjaft i ulët për shkak të largësisë dhe rrugëve të ngrira kjo është më e thkesuar në fshatrtat e thella të qarkut të Kuksit.
Edhe furnizimi me energji, në disa zona ka probleme për shkak të dëmtimit të shtyllave si pasojë e erërave të forta dhe ngricave.
Edhe në qarkun e Korcës temperaturat vazhdojnë të ulen dhe gjatë natës kanë shkuar deri në -10 gracë Celsius duke shkaktuar edhe këtu ngrica. Për shkak të dëborës së ngrirë, erës së ftohtë dhe temperaturave nën zero shumë fshatra të thella malore në zonat e Lekasit, Dardhës, Vithkuqit e Panatritit si dhe të zonës së Mokrës në Pogreadec vazhdojnë të jenë të izoluara.
Rrugët nacionale janë të kalueshme ndërsa Qafa e Qarrit që lidh Korçën me Kolonjën kalohet me zinxhirë. Shtresa mjaft e hollë e akullit që ka mbuluar rrugët ka shkaktuar mjaft probleme në qarkullim ku janë shënuar disa aksidente të lehta si pasojë e rrëshkitjes pa pasoja për drejtuesit e tyre.