E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata, SHKB nis hetimin për punonjësit e policisë

Edhe punonjësit e policisë së shtetit nuk do të mund t`i shpëtojnë hetimit për demonstratën e 21 janarit. Hetimi për uniformat blu nuk vjen nga Prokuroria, por nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në ministrinë e brendshme.

Burime nga ky instititucion bënë të ditur se menjëherë pas ngjarjes së 21 janarit, ky humbën jetën 3 demostrues dhe u plagosën dhjetra të tjerë dhe mes tyre edhe policë, ky shërbim ka nisur hetimin për të parë punën e punonjësve të policisë gjatë demostratës, nëse ata kanë bërë punën e tyre apo e kanë kaluar kopetencën që u jep ligji.

Burime nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm bënë të ditur se ka nisur verifikimi i të gjitha kasetave filmike, si nga ato të marra nga policia të cilat janë vendosur në afërsi të kryeminsitrisë ashtu edhe kasetat filmike te televizioneve.

Gjithashtu ka nisur edhe marrja e dëshmive të punonjësve të policisë për të parë nëse kanë vepruar drejt apo jo në 21 janar. Kështu veprat penale për të cilat Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm po merr dëshmi si dhe po heton për tejkalim të kopetencave dhe shpërdorim detyre për të gjithë punonjësit e policisë të cilët kanë qenë në demonstratën e 21 janarit ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Nëse do të vërehet që punonjësit e policisë kanë shpërdoruar detyrën nuk do të mungojnë as masat. Ndërkohë mësohet se për punonjësit e policisë nuk ka pasur asnjë denoncim nga personat që pretendojnë se janë rrahur në komisariat, përveç raportit të nxjerrë nga Avokati i Popullit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›