E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Peqin- Elbasan vdes 42-vjecari

Një 42-vjecar  ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin Peqin- Elbasan . Në aksident u përfshinë një furgon dhe një motoçikletë.

Policia konfirmoi se  furgoni me targa të Elbasanit me drejtues 52 vjecarin Gëzim Ymeri ka qenë duke udhëtuar  me shpejtësi kur ka goditur motoçikletën e Lulzim Popit i cili mbeti i vdekur menjëherë pas përplasjes . Bashkëshortja e tij  Behie Popi 30 vjeçe  u plagos  rende dhe momentalisht ndodhet në spitalin e qytetit të Elbasanit.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›