FBI vret një shef të islamistëve
Gjatë një bastisje të ndërmarrë në qytetin e Detroitit, pjesëtarët e FBI-së kanë vrarë udhëheqësin e një grupi radikal islamik, Luqman Abdullahun, i cili kishte hapur zjarr në drejtim të pjesëtarëve të FBI-së.
Sipas zyrtarëve të FBI-së, pjesëtarët e kësaj agjencie kishin ndërmarrë masa speciale të sigurisë, në kuadër të aksionit për arrestimin e Abdullahut dhe 11 personave tjerë, të dyshuar për përfshirje në kriminalitet të organizuar.
Megjithatë, Abdullah sulmoi zyrtarët me armë zjarri, të cilët u kundërpërgjigjën me zjarr, duke e qëlluar atë për vdekje. Sipas FBI-së, tre nga 11 personat e kërkuar gjenden ende në arrati.
Hetuesit ka tashmë disa vjet që kanë përcjellë aktivitetet e Abdullahut. Ai është cilësuar si kryesues i një grupi të fundamentalistëve sunitë, i cili vepron në gjithë SHBA-në. Ky grup është përbërë kryesisht nga afro-amerikanë, të cilët janë konvertuar në myslimanë gjatë vuajtjeve të dënimeve të tyre nëpër burgje. Sipas të dhënave të FBI-së, Abdullah në një xhami para besimtarëve ka ligjëruar luftën e shenjtë.