Hillary Clinton u përball me studentët pakistanezë
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, hasi në vështirësi në ofensivën e saj të sharmit, pasi që u përball me dyshimin e studentëve pakistanezë, të cilët vunë në pikëpyetje përkushtimin e SHBA-së për të qenë partner i vërtetë i Pakistanit në kohëra të krizës.
Clinton, gjatë ditës së saj të dytë të vizitës treditore në Pakistan, u detyrua të përballet me dëshmi të fuqishme për deficitin e besimit që ekziston mes dy vendeve, të cilat tani janë të bashkuara në luftën kundër ekstremizmit religjioz.
Cilat janë garancitë, të cilat amerikanët mund tia ofrojnë pakistanezëve, në mënyrë që ne tju besojmë dhe se ju nuk do të na tradhtoni, siç keni bërë në të kaluarën, pyeti një student, gjatë takimit që zhvillojë Clinton me studentët pakistanezë, në Universitetin e Lahores.
Clinton përsëriti qëndrimin e saj se interesat e përbashkëta janë shumë më të fuqishme, se sa dallimet mes dy vendeve.
Jam e vetëdijshme se ekziston deficiti në besim. Porosia ime është se nuk duhet të jetë kështu. Ne nuk duhet të lejojmë një pakicë në dy shtetet tona që të përcaktojë marrëdhëniet mes nesh, theksoi Clinton.
Clinton kërkoi nga rinia pakistaneze që të kundërshtojë me vendosmëri forcat e ekstremizmit religjioz, duke theksuar se këto forca po kërcënojnë si vlerat e SHBA-së, ashtu edhe ato të Pakistanit.