E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanino: Integrimi të jetë gjithpërfshirës, palët të dalin mbi interesat partiake

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino.

Ministri vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve evropiane, dhe falenderoi z. Sannino për përpjekjet e tij personale për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
 

Në takim u dhanë mesazhe të qarta se procesi i integrimit duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, dhe që palët të dalin mbi interesat partiake. Ecja përpara e reformave të nisura është e domosdoshme me qëllim që klima pozitive e krijuar pas Këshillit të Stabilizim Asociimit më 15 maj të kapitalizohet me marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›