E Shtunë, 31 Tetor 2026

FC Prishtina shkarkon Jeratin

FC Prishtina ka shkarkuar Wolfgang Jeratin nga posti i kryetrajnerit të ekipit.

Strategu gjerman, mori drejtimin e skuadrës para sezonit pranveror, por arriti vetëm tri fitore në tetë ndeshje duke humbur edhe kreun e tabelës në Superligën e Kosovës në futboll.

Drejtuesit e FC Prishtinës vendosën ta lirojnë Jeratin nga detyra pas barazimit të sotëm 0-0 me Trepçën. Në vend të tij, klubi ka emëruar ish futbollistin Jusuf Tortoshi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›