Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Holanda rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, nëse partia e kryeministrit Mark Rutte dhe aleatët e saj, ekstremistët e Geert Wilders, nuk bien dakord për adoptimin e masave shtrënguese në buxhet.
Kryeministri Rutte deklaroi se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve, pasi partia populliste e ekstremit të djathtë që bashkë-qeveris me të, nuk pranon planin e kursimit, planin e adoptimit të masave financiare në linjën e përcaktuar nga Bashkimi Europian.
Holanda bën pjesë tek vendet “e shëndetshme” të Bashkimit Evropian, megjithatë, vendi duhet të përshtatet me kushtet e miratuara nga Bashkimi Evropian, me të cilat edhe vete kryeministri Rutte ra dakord gjatë vitit të kaluar.
Por aleatët e kryeministrit Rutte refuzojnë shkurtimet në buxhet, shkurtime që synojnë reduktimin e borxhit publik.
Megjithatë, ekziston ende një fije shprese për gjetjen e një zgjidhjeje, pa çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.