FDE “Brain Stand” prezantohet para studentëve dhe pedagogëve
Forumi për Demokraci dhe Etikë (FDE) ka vijuar sot nismën e publikuar nga kjo organizatë që më datë 7 mars, “Brain Stand” (Qëndrimi, Vlerësimi dhe Lartësimi i Trurit Shqiptar). Kjo nismë është prezantuar nga FDE-ja sot në ambientet e Universitetit jopublik "Vitrina", me pjesëmarrjen e akademikëve, profesorëve dhe studentëve të këtij universiteti. Drejtori ekzekutiv i FDE-së, Arjan Galdini, gjatë këtij takimi tha: “Nisma jonë kërkon të krijohen kushtet për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare statusit të akademikut dhe studiuesit shkencor, me qëllim që ky status t’i garantojë liritë akademike të plotë studiuesit, si dhe të rrisë interesin për pasjen me këtë status edhe të rinjve”. FDE-ja propozoi krijimin e një agjencie shtetërore, përtej konceptit të deritanishëm të Agjencisë së Kreditimit, e cila të ketë për funksion kryesor vlerësimin periodik të cilësisë akademike të fakulteteve, duke u bazuar në vlerësimin faktik të cilësisë akademike që do të dëshmohet nëpërmjet publikimeve, cilësisë së mësimdhënies dhe kurrikulës.
127
Gecaj: Abuzues bllokojnë numrin e urgjencës
Drejtori i Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, Mhill Gecaj, u ka bërë apel qytetarëve që të mos zënë linjën e urgjencës, me qëllim që asistenca e kërkuar të jepet në kohën e duhur. "Prej vitit të kaluar, pranë shërbimit të urgjencës në Tiranë funksionon numri 127, por herë pas here qytetarë të papërgjegjshëm ndërhyjnë në këtë linjë, duke e zënë atë dhe për më tepër fyejnë ose tallen", - tha dje drejtori Gecaj. Vetë mjekët e urgjencës kanë ngritur si shqetësim në punën e tyre dhe vështirësitë me të cilat përballen në mbërritjen në vendin e kërkuar, sipas urgjencave, për shkak të trafikut të rënduar, shtrirjes së madhe gjeografike, apo dhe numrit të popullatës, që kanë pësuar ndryshime të mëdha pas viteve ’90. Pavarësisht vështirësive, për vitin 2008 urgjenca e Tiranës ka kryer një aktivitet të ngjeshur. Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave, janë kryer 22071 vizita, nga të cilat vizita të jashtme 14179 (64%) dhe vizita të brendshme 7892 (36%), ndërsa 3314 raste (15%) janë dërguar në spitale. Ky shërbim ka dhënë një ndihmë të madhe dhe në shumë raste aksidentesh