FDE: Marshim për Ditën e Lutjes dhe Reflektimit Kombëtar
Arjan Galdini, kryetari i Forumit për Demokraci dhe Etikë gjatë fjalës së tij në marshimin e Ditës së Lutjes dhe Reflektimit Kombëtar deklaroi se kjo është ditë ku politika bie dhe ngrihen qytetarët. "Sot është një ditë ku nderojmë qytetarët, Skënderbeun, Nënë Terëzën dhe të gjithë ato figura që i kanë bërë histori për vendin tonë", u shpreh Galdini. Sipas tij Dita e Lutjes dhe Reflektimit Kombëtar duhet të shënojë ditën ku ngrihen lart modelet si të cilët duam të jemi. "Sot të gjithë së bashku ne instalojmë aleancën e besimit që do shënojë një reflektim politik që mos lejohen më mendime të gabuara për qytetarët", shtoi kryetari i FDE-së. "Idetë e mëdhaja do na bashkojë zemrat dhe bashkë do finaliojmë bashkimin për një të ardhme më të mirë për gjithë shqiptarët", përfundoi Galdini.