E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë,arrestohen rumunët me flori fallso

Një bandë rumunësh që merrej me shitjen e bizhuterive falso ka rënë në durt e policisë shqiptare. Grupi i rumunëve, i arrestuar nga Forcat e Antikrimit Ekonomik, merrej me shitjen floririt falso në disa qytete të Shqipërisë. Aksioni i ndërmarrë nga policia është përfunduar në qytetin e Kavajës.Personat e arrestuar janë 5 shtetas rumunë, emrat e të cilëve janë: Ion Miklesku, 31 vjeç, Nemes Miklesku, 35 vjeç, Droges Miklesku, 26 vjeç, Jonel Gunici, 23 vjeç, dhe Fontort Tiunuklsku, 42 vjeç.Në kohën e arrestimit, personave të lartpërmendur iu janë gjetur 200 unaza florori fals, 70 varëse, një kartë bankomati e klonuar, dhe disa karta krediti false.Sipas të dhënave të policisë banda e rumunëve kishte disa javë që operonte në tregun shqiptar. Ata vidhnin bizhu false nëpër tregje, dhe më pas i shisnin për flori të vërtetë në qytetet e Vlorës, Fierit dhe Beratit. Destinacioni i tyre ishte tregu i kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›