E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Do t'i kthej serbët në Kosovë

Nga Express më 30 dhjetor 2010 në ora 12:35

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka rikonfirmuar ambicjen e tij për postin e presidentit të Kosovës.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Pacolli është shprehur se prioritet i tij do të jetë zhvillimi ekonomik i veriut dhe kthimi i serbëve.

“Do të kthej në Kosovë të gjithë serbët. Kosova duhet të bëhet multietnike dhe vetëm si e tillë ajo do të jetë tërheqëse për investime të huaja”, ka deklaruar Pacolli.

Ai ka theksuar se dëshiron që veriu i Kosovës të jetë një zonë e lirë ekonomike, në të cilën do të investonin biznesmenë të fuqishëm.

Kryetari i AKR-së ka nënvizuar se nëse nuk i jepet posti i presidentit nuk do të hyjë në koalicion dhe ka shtuar se synimi i tij janë edhe Ministria e Ekonomisë, e Shëndetësisë dhe të paktën një tjetër. (tch)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›