FFK dënon Gjilanin

Kjo pasi për organet e shtëpisë së futbollit kosovar, Gjilani kishte bërë lëshime të mëdha në organizimin e ndeshjes të së dielës ndaj Hysit, në të cilin takim është shfaqur dhuna nga ana e tifozëve dhe lojtarëve vendas, të cilët kishin sulmuar fizikisht gjyqtarin, respektivisht portierin e ekipit mysafir.
Lajmin e ka konfirmuar FFK-ja nëpërmjet një njoftimi. Njëherësh, Komisioni Disiplinor i FFK-së, i ka pezulluar tre lojtarët e Gjilanit:Vllaznim Jashari, Florim Murseli e Lirion Ferati, të cilët e kishin shqelmuar portierin e Hysit, Afrim Ademi, i cili me ç’rast është dashtë të dërgohet në spital për të marr tretman mjekësor. Ndërkohë, është pezulluar edhe trajneri Sallah Sherifi, për shkak se kishte kundërshtuar vendimet e gjyqtarëve, duke e irrituar publikun. Që të katër këtyre, u janë kërkuar deklarata, para se të ndëshkohen.
Ndërkohë, Komisioni i Garave i FFK-së nuk e ka regjistruar fare rezultatin e arritur në fushë (1:1) të ndeshjes shumë të tensionuar mes Gjilanit e Hysit, pasi ekipi llapjanë ka kërkuar që ai takim të regjistrohet me rezultat zyrtar, 0:3 në favor të tij. Për këtë, FFK do të vendos të premten.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës Express