E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB ashpërson sanksionet kundër Phenianit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ri-forcoi sanksionet kundër Koresë së Veriut, pas lëshimit të raketës së saj, ndërsa Pheniani njoftoi se nuk do të lejojë kthimin e inspektorëve të IAEA-s në vend, për të verifikuar programin e pasurimit të uraniumit.

Duke përmendur sanksionet tashmë të dekretuara nga OKB-ja në vitin 2006 dhe vitin 2009, Këshilli vendosi të organizojë masat që janë parashikuar dhe t'i kërkojë Komitetit të sanksioneve të OKB-së për të kompletuar listën e individëve, entiteteve që mbështesin këto sanksione.

Komiteti do ta publikojë këtë listë në 15 ditët e ardhshme.

Në deklaratën e miratuar me unanimitet duke përfshirë dhe Kinën, aleate e Phenianit, Këshilli i Sigurimit dënoi hedhjen e raketës veri-koreane, që përbën sipas tij një shkelje të rëndë të rezolutave 1718 (2006) dhe 1874 (2009), që i ndalon Phenianit çdo aktivitet bërthamor apo balistik.

"Ne jemi të gjithë dakord, duke përfshirë Kinën, që do të ketë pasoja të tjera, nëse ata vazhdojnë veprimet e tyre provokuese'', nënvizoi sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›