E Diel, 1 Nëntor 2026

FIAT punonjesit pro ndryshimeve te kushteve te punes

Punonjësit e fabrikës së FIAT-it në Torino të Italisë votuan pro ndryshimeve të kushteve të punës, në një marrëveshje që mund të ketë pasoja më të gjera për marrëdhëniet industriale në vend.

Ndryshimet në fabrikën “Mirafiori” përfshijnë zgjatjen e orarit të punës, shkurtim të përfitimeve dhe kufizim të grevave.

Për drejtuesit e FIAT-it, marrëveshja ishte e domosdoshme për investimet jashtë kufijve, ndërsa sindikatat e quajtën atë të turpshme dhe shkelje të hapur të drejtave të punëtorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›