Obama akuzon republikanët
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka akuzuar republikanët në Kongres se po bllokojnë rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.
Në fjalimin e tij të përjavshëm, Obama kritikoi republikanët se po përdorin teknika procedurale për të penguar Kongresin, që të votojë për ndihmën urgjente për eliminimin e papunësisë si dhe masa të tjera.
Presidenti amerikan theksoi se zgjerimi i përfitimeve sociale për të papunët është një prej mënyrave me kosto më të efektshme për të ndihmuar ekonominë, por disa udhëheqës republikanë thonë se asistenca nuk i nxit njerëzit që të kërkojnë punë.
Obama i bëri thirrje Kongresit amerikan që të rrisë kreditë për bizneset e vogla, sikurse dhe të shtojë përfitimet nga sigurimet për të papunët.
Senatori amerikan Pat Roberts, mbajti fjalimin e përjavshëm në emër të republikanëve. Ai kritikoi Obaman që emëroi administratorin kryesor të programeve shëndetësore të Medicare dhe Mediceid, ndërkohë që Kongresi ishte në sezonin e pushimeve në fillim të muajit.
Senatori Roberts tha se ky hap i Obamas, privon amerikanët nga mundësia për të mësuar rreth zyrtarit për shëndetësi, Donald Berwick.