Vrasje me armënë Laprakë, viktimai ngacmonte motrën
TIRANË- Vrasje në kryeqytet. Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30 një person është vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi në Laprakë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat e para mësohet se vrasja ndodhi në një lokal te vogel në afërsi të Siptalit Ushtarak.
Policia deklaron se ngjarja është bërë pas një sherri mes autorit dhe viktimës për një vajzë. Sherri mes tyre kishte nisur pasi viktima ngacmonte motrën e autorit, të identifikuar si Artur Lleshi.
Lleshi kishte shkuar të takonte viktimën Gëzim Marku për ti kërkuar sqarime, e më pas në sherr e sipër ai ka qëlluar mbi të me armë. Po sipas burimeve të policisë, është shoqëruar motra e autorit për të dhënë sqarime, ndërsa ky i fundit është shpallur në kërkim. Policia vazhdon hetimet.
(m.a/BalkanWeb)