Prishtina, skeptike për bisedimet me Serbinë
Zyrtarët në Prishtinë shprehen mjaft skeptik për rezultatin që mund të sjellin bisedimet e paralajmëruara teknike Kosovë - Serbi. Këto dyshime ata i mbështesin në pozicionin e ashpër që mban Beogradi karshi shtetit të Kosovës. Madje, në Prishtinë dyshohet se këto bisedime mund të nisin brenda ndonjë afati të shkurtë kohor.
Bisedimet e paralajmëruara teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për autoritetet në Prishtinë janë, sa të ndërlikuara, aq edhe të paparashikueshme. Ndërsa Prishtina zyrtare në parim disa herë ka shprehur gatishmërinë për bisedime dhe relaksim marrëdhëniesh me Serbinë, si dy shtete të barabarta fqinje, dyshohet se edhe Serbia, në anën tjetër, është e gatshme për bisedime të tilla.
Bazuar në qëndrimet e Beogradit karshi shtetit të Kosovës, shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, nuk pret shumë nga këto bisedime dhe madje as nuk beson se ato mund të nisin brenda një afati të shkurtë kohor.
"Bisedimet me Beogradin nuk mund të them se parashikohet të ketë, sepse nuk ka asnjë instancë, qoftë kombëtare, apo ndërkombëtare, që ka vendosur për bisedime. Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë njësoj si me të gjithë fqinjët tjerë. Por, në radhë të parë duhet të arrihet një marrëveshje për të biseduar, e pastaj marrëveshje se për çfarë do të bisedohet. Bazuar në deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë serbë, atëherë ka pak hapësirë për optimizëm se do të ketë çfarëdo bisedash", shprehet ministri Hyseni.
Nisur nga pozicioni i Serbisë dhe kërkesa që të bisedohet për statusin dhe çështjet e brendshme, si dhe fushata e paralajmëruar diplomatike pas mendimit këshillëdhënës të GJND-së për pengimin e njohjeve të reja, edhe analisti Ilir Deda thotë se bisedimet e tilla janë një proces i vështirë dhe se ato duhet të definohen mirë para se të fillojnë në praktikë.