E Diel, 1 Nëntor 2026

FIER/ U akuzua në Spanjë për trafik, kapet në Bishan

I akuzuar në Spanjë për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 60-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Fier, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

Policia njofton se operacioni i koduar “Gjurmimi” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të cilat lokalizuan dhe kapën shtetasin M. T., banues në fshatin Bishan.

Sipas autoriteteve, Gjykata e Madridit në Spanjë ka lëshuar urdhër-arrestin ndaj 60-vjeçarit, i dyshuar për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll.

Pas arrestimit të përkohshëm, ka nisur procedura për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Ndërkohë, vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit për përfundimin e procedurave të ekstradimit.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›