E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, 24 ditë kohë Tiranës për borxhet

Rudi Vata

Tirana ka vetëm 24 ditë kohë për të shlyer borxhet. Ky është vendimi i FIFA-s për klubin kryeqytetas. Pasi dy ish-lojtarë kanë fituar gjyqet me bardheblutë, konkretisht Kameron Heples dhe Xherri Santos, ata kanë vendosur një afat për t’i paguar. Në rast se para datës 7 dhjetor të këtij viti, klubi nuk shlyen në llogaritë e lojtarëve 133 mijë dollarë (68 për bahamasin dhe 35 për kenianin), atëherë institucioni më i lartë i futbollit do të marrë masa ndëshkimore. Bardheblutë rrezikojnë pikët fillimisht, por në rast se nuk paguhet, masat mund të bëhen edhe më të ashpra, deri në rënie nga kategoria. Një gjë të tillë në fakt e ka paralajmëruar edhe vetë administratori Salih Tagani, i cili e ndien rrezikun mbi këto problematika. Në borxh KF Tirana është edhe ndaj Rudi Vatës. “Po, është e vërtetë që klubi i Tiranës më ka borxh një shifër prej rreth 70 mijë dollarësh. Kërkesën time për këtë pagesë të prapambetur e kam bërë që në vitin 2002. E pata fituar gjyqin në Shkallë të Parë. E pata fituar edhe në Apel, dhe më pas çështja shkoi në Përmbarim për t’u ekzekutuar. Nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite dhe unë vazhdimisht i kam kërkuar paratë e mia, si në kohën e katër donatorëve, deri në ditët e sotme, por Përmbarimi, edhe pse e kam paguar, nuk më ka ekzekutuar vendimin. Atëherë unë u ankova në FIFA”, ka sqaruar Vata.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›