FIFA 500 mije euro gjobe per Ari Han
Ari Han ish-trajneri i perfaqesueses shqiptare qe tashme drejton skuadren e Tianjin Tedan ne Kine eshte gjobitur me shifren e 500 mije eurove 670 mije dollare amerikane nga FIFA. Vendimi i Federates Boterore te Futbollit lidhet me prishjen e njeanshme te kontrates nga ana e teknikut holandez ne periudhen kur ai drejtonte Kamerunin. Ceshtja ishte hapur qe prej vitit 2007. Han eshte cilesuar fajtor per prishjen e kontrates qe kishte nenshkruar me Federaten Kamerunase dhe urdherohet te paguaje demshperblimin theksonte FIFA ne nje deklarate zyrtare. 62-vjecari pritet qe ta apeloje vendimin ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv. Han braktisi perfaqesuesen e luaneve vetem gjashte muaj pasi mori detyren ne gusht 2006 ndersa eshte akuzuar nga federata se nuk jetonte ne Kamerun dhe nuk kishte perpiluar asnje plan vjecar te punes.