Sfida Mou-Pep te henen Spanja mban frymen
Katalonja kunder Kastijes Guardiola kunder Murinjos talenti i kulluar kunder organizimit te eger deshira e blaugrana-ve per tu konfirmuar kunder urise se madrileneve sfida ndermjet dy Topave te Arte Mesi e Ronaldo. Barcelona-Real Madrid El Clasico e Spanjes qe vjen ne javen e 13 te La Liga-s eshte nje sfide totale ne te gjitha nivelet ndermjet dy skuadrave qe per momentin jane me te mirat ne bote. Sfida e se henes ne mbremje ne Kamp Nou eshte perballja e 159 ne kampionat ndermjet dy rivaleve te perjetshme ne Gadishullin Iberik. Barca vjen ne kete sfide me synimin qe te rimarre kreun e klasifikimit por mbi te gjitha per te frenuar ecurine e jashtezakonshme te merengues ne kete pjese te pare te sezonit. Ne anen tjeter skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo eshte e pamposhtur ne te gjitha aktivitetet dhe do te synoje fitoren e tete radhazi ne kampionat. Reali i Madridit do te mbeshtetet te forma e shkelqyer e Kristiano Ronaldos autor i 14 golave dy me shume se Mesi. Megjithate statistikat e galaktikos ne shtepine e katalaneve nuk jane aspak inkurajuese ne 27 vitet e fundit Reali ka marre piket e plota ne Kamp Nou vetem ne dy raste ne vitin 2003 dhe 2007.
Presidenti i Barcelones Sandro Rosel ka shprehur bindjen e plote se publiku blaugrana do ta prese Realin e Madridit dhe trajnerin e kesaj skuadre ne menyren me te mire. Do ta presim Zhoze Murinjon me respekt si persona civile dhe te edukuar ashtu si paraqitemi gjithmone shpjegoi numri 1 i blaugrana-ve. Kam biseduar me shume aksionere dhe praktikisht te gjithe kane shprehur te njejtin qendrim qe rendesi ka vetem mbeshtetja e Barces. Kjo eshte arsyeja perse do ti perqendrojme te gjitha energjite vetem te vetja te tjeret le te bejne cfare te duan. Ne fund Rosel nuk ka preferuar te komentoje kartonet e kuq te telekomanduar te lojtareve te Realit Sergio amos e Ksavi Alonso ne sfiden me Ajaksin ne Champions per te mos e rritur presionin perpara ndeshjes. Nuk preferoj te flas per kete ceshtje. Une mendoj vetem per Barcelonen jo per Realin tha ai.
Nderkohe Kristiano Ronaldo shprehet optimist per duelin e se henes. Mesfushori portugez eshte shfaqur ne faqen e pare te gazetes Marca duke qeshur mbi titullin Ganeremos do te fitojme Po luajme mire dhe jemi ne forme te shkelqyer. Per me teper skuadra eshte pjekur dhe mendoj se nuk ka moment me te mire se ky per te vizituar nje fushe si lsquoKamp Nou. Natyrisht e kemi te qarte se nuk do ta kemi te lehte te fitojme pasi Barca eshte nje skuader fantastike me lojtare te medhenj dhe nje trajner te mire. Do te jete nje ndeshje interesante tha ai. Edhe pse ndonjehere te kundershtaret spikasin individet nuk duhet te jemi te shqetesuar vetem nga nje lojtar por te bejme kujdes nga kolektivi i lsquoblaugranave. Gjithsesi ne kemi ne stol ate qe aktualisht eshte trajneri me i mire ne bote. Zhoze Murinjo kerkon gjithmone te fitoje dhe titujt qe ka marre flasin per te. Trajneri yne ka fituar ne cdo kampionat ku ka punuar dhe te gjithe lojtaret deshirojne te punojne me te pasi kjo eshte nje pervoje e jashtezakonshme. Edhe pse hyn te kategoria e teknikeve te ashper me pelqen fakti qe jam nen urdhrat e tij.