FIFA: Jo ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë
TIRANE-Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), i ka thënë ‘Jo’ ligës së përbashkët në mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe i ka thënë ‘Jo’ pjesëmarrjes së dy klubeve të Kosovës në ligën e Shqipërisë.
Pak ditë më parë FC Prishtina, ka bërë kërkesë në Federatën Shqiptar të Futbollit (FSHF), për t’u bërë pjesë e Superligës se Shqipërisë. Ndonëse kjo kërkese është mirëpritur nga ana e FSHF-së, e cila më pas i është drejtuar FIFA-së më një kërkesë për të kërkuar mendimin e shtëpisë më të madhe në futbollin botëror.
Ndërkaq sot nëpërmjet një korrespondence mes FSHF-së dhe FIFA-së, nga kjo e fundit ka ardhur përgjigja negative.
FIFA sërish rikujton pikën 79-të të statutit të saj ku saktësohet se anëtaret e FIFA-s apo anëtarët e përkohshëm të konfederatës, nuk duhet të luajnë ndeshje apo të kenë kontakte sportive me lojtarë apo klube që nuk janë anëtarë të FIFA-s apo anëtarë provizorë të konfederatës.
(d.b/BalkanWeb)