Dëshira e Obamës, SHBA destinacioni i parë turistik në botë
UASHINGTON- Presidenti Barak Obama do të njoftojë sot objektivin për t'i bërë Shtetet e Bashkuara destinacionin e parë turistik në botë duke lehtësuar sidomos marrjen e vizave për kinezët dhe brazilianët, për të mbështetur punësimin në këtë sektor, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
Obama, i cili nënshkroi sot në mëngjes një dekret që u kërkon disa administratave federale të marrin masa për nxitjen e aktivitetit turistik, pritet të mbërrijë në mesditë në parkun e lojërave Disneyëorld të Orlandos, në Florida, në juglindje, për të dhënë hollësi të tjera lidhur me propozimet e tij.
Në 2010, Shtetet e Bashkuara ishin destinacioni i dytë turistik në botë për sa u përket të ardhurve, me 59,8 milionë vizitorë, shumë poshtë Francës, një vend pesë herë më i vogël për nga popullsia dhe që ka pritur 77,1 milionë vizitorë, mësohet nga shifrat e Organizatës Botërore të Turizmit.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, sektori i turizmit dhe i udhëtimit përbën 2,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto dhe 7,5 milionë vende pune në 2010, dhe vetëm turizmi ndërkombëtar mban 1,2 milionë vende pune dhe më tepër se një milion vende pune mund të krijohen në dekadën e ardhshme në Amerikë nëse Shtetet e Bashkuara rrisin pjesën e tyre të tregut në këtë sektor".
(ma.ar/afp/BalkanWeb)