Transporti urban, Basha: Studim për cmimin e biletave
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është shprehur sot kundër deklaratave spekulative në media mbi rritjen e mundshme të cmimit të biletës për shërbimin urban në kryeqytet.
I ftuar në një takim të përbashkët me studentë, Kreu i Bashkisë tha se kostoja e transportit publik në Tiranë ka nevojë për një analizë objektive nga ekspertë të pavarur.
“Askush nuk ka të drejtën të propozojë një shifër hamendësive mbi asgjë. Ka një problematike dhe ka një vizion të përbashkët për të ecur përpara, që ka të bëjë me shërbim më cilësor. Por të dalësh të thuash se kemi thënë të rritet 70 lekë, pse 70…lojë kungulleshkash me cmimet, Bashkia e Tiranës nuk bën. Do bëjmë një studim me ekspertë të pavarur, do shikojmë strukturën aktuale të cmimeve, të kostove, të shërbimeve dhe në thelb të procesit mbetet interesi public”, tha kryebashkiaku.
Duke iu referuar premtimit të bërë për realizimin e Kartës së studentit Basha tha se procedurat janë drejt fundit.
Sipas kryebashkiakut, për të gjithë të sapodiplomuarit bashkia e Tiranës do të ofrojë mundësinë e kryerjes së stazhit pranë institucioneve publike dhe private.
“Do garantojmë që cdo i sapodiplomuar i universiteteve të Tiranës metropolitane, të ketë një vend stazhi të garantuar në institucionet publike, apo sektorin privat, të financuar në një masë jo më pak se 10 mijë lekë të reja për muaj, për 3 deri në 6 muaj”, premtoi Basha.
Basha i është përgjigjur edhe interesit të studentëve në lidhje me mungesën e parkingjeve në Tiranë. Sipas tij, problemi do të zgjidhet nga projektet koncensionare për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore, ndërsa ka garantuar se brenda 4 vitesh Tirana do të ketë hapësira të bollshme për parkime brenda zonës urbane.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha për transportin urban