FIFA, Okampo nominohet për hetime
Prokurori i lartë për krime lufte Luis Moreno-Okampo, i njohur për përndjekjen e komandantëve të luftës dhe liderëve që rekrutuan ushtarët-fëmijë për të kryer gjenocid, është nominuar për postin e hetuesit kryesor në FIFA. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve, Reuters.
Komiteti ekzekutiv i FIFA-s pritet ta diskutojë emërimin e hetuesit kryesor brenda javëve të ardhshm, si pjesë e propozimeve për të spastruar trupin qeverisës të futbollit nga korrupsioni dhe një varg skandalesh tjera.