Skandali me biletat e Olimpiadës, dorëhiqet Gerashçenko
Kreu i Komitetit Kombëtar Olimpik të Ukrainës ka dhënë dorëheqje pas raporteve se ka dashur të shesë në tregun e zi biletat për Olimpiadën e Londrës.
Në një deklaratë të Komitetit Olimpik të Ukrainës thuhet se Volodimir Gerashçenko është zotuar se do të bashkëpunojë me një komision hetues në lidhje me pretendimet në fjalë.
Në javën e kaluar Gerashçenko ka thënë se po bënte “shaka” me një gazetar, që përpiqej të blinte bileta të Olimpiadës nga ai.
Pas zbulimit të rastit, ai u suspendua nga autoritetet.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Ukrainës Serhij Bubka tha se organziata nuk ka qasje në shitjen e biletave për Lojërat që zhvillohen në Londër.
BBC zbuloi në javën e kaluar se Gerashçenko përpiqej të shiste 100 bileta të ngjarjeve olimpike.