Lorik Cana, pranë një rekordi historik

Lorik Cana mund të vendosë një rekord absolut te Olimpiku i Marsejës dhe të hyjë në historinë e statistikave të të vetmit klub francez që ka fituar Ligën e Kampioneve.
"Nëse Olimpiku i Marsejës nuk po merr me bollëk kartonë gjatë këtij sezoni, kapiteni Lorik Cana, megjithatë kaloi në vendin etretë të olimpikasve më të ndëshkuar në historinë e klubit", shkruan siti promarsejez, lephoceen.fr.
Marseja është ndëshkuar me 28 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq gjatë sezonit aktual, ndërsa Lorikut i takojnë nga këto shifra 7 kartonë të verdhë.
"Me 39 kartonë të marrë në dy vjet e gjysmë, shqiptari i është afruar shumë dy "goditësve të cmendur", Erik Di Meko (47 kartonë) dhe Bernard Kasoni (48 kartonë)", - thekson faqja franceze, që bën publike edhe kartonët e marrë nga lojtarët e Marsejës, duke nisur nga sezoni 1948-1949.
RENDITJA
01 - Bernard CASONI (48 kartonë)
02 - Eric DI MECO (47 kartonë)
03 - Lorik CANA (39 kartonë)
04 - Abdoulaye MEITE (38 kartonë)
05 - Hamada JAMBAY (33 kartonë)
06 - José Carlos MOZER (30 kartonë)
07 - Sébastien PEREZ (29 kartonë)
08 - Manuel AMOROS (28 kartonë)
09 - Habib BEYE (26 kartonë)
10 - Jean Pierre PAPIN (24 kartonë)