FIFA, Shqipëria ngjitet dy vende
Ka disa muaj qe kuqezinjtë janë stabilizuar ne renditjen e FIFA-s duke iu afruar me ritme te shpejta Rumanisë, e zbritur një shkalle dhe e renditur ne vendin e 54-te. Ndërkohë, kundërshtarja e ardhshme e Shqipërisë ne 2 shtator, Franca, ka ruajtur vendin e 15 ne renditje. Nga kundërshtaret e tjerë te grupit, Bosnja është ngjitur me dy shkalle ne vendin e 39 kurse Bjellorusia është pozicionuar ne vendin e 41-te. Pas një viti dominimi ne skenën botërore kampionia e botes Spanja është detyruar ti lere vendin e pare ne renditje Holandës qe ka grumbulluar 33 pike me shume. Vendi i trete mbahet përsëri nga Gjermania ndërsa fill pas krahëve te saj ndodhet Anglia e ngjitur këtë muaj me dy shkalle.
Shiko kroniken video